Opinionisti dhe gazetari Berat Buzhala nëpërmjet një postimi në Facebook i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas arrestimeve të anëtarëve të PSD’së gjatë ditës së sotme pas një proteste të organizuar nga këta të fundit, shkruan Gazeta Metro.
Buzhala në këtë postim është shprehur se “Nëse po tutesh kaq shumë prej Dardan Molliqajt dhe 10 vetave tjerë, paramendoje qysh ke me u tutë kur Dardan Molliqajt në një pikë të caktuar kemi me iu bashku edhe 10 mijë veta tjerë, ose 100 mijë veta”.
Ai duke iu referuar Kurtit më tutje ka thënë se ajo ditë do të vijë.
Ky është postimi i tij:
Nese po tutesh kaq shume prej Dardan Molliqajt dhe 10 vetave tjere, paramendoje qysh ke me u tute kur Dardan Molliqajt ne nje pike te caktuar kemi me ju bashku edhe 10 mije veta tjere, ose 100 mije veta. Dhe ajo dite do te vije . Deri atehere ngjitni nalepnica te 5 eurove, bleni shpijat ne Marigone, ben dialog me Vucicin edhe kqyrni filma ne Kane.