Një lajm i madh vjen për të gjithë të apasionuarit e boksit.
Dy kampionët e peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje mes tyre për dy përballje, aty ku do të përcaktohet kampioni i unifikuar në peshat e rënda.
Dy boksierët britanikë kishin filluar kontaktet me njëri-tjetrin, që nga fitorja e Furyt ndaj Deontay Wilderit në muajin shkurt të këtij viti, ku i mori titullin WBC. Në anën tjetër, Joshua kishte mposhtur Andy Ruizin në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duke i rikthyer titujt IBF, WBO dhe WBA në brezin e tij.
Megjithatë, fillimisht Fury duhet të fitojë trilogjinë me Wilderin dhe Joshua të mposhtë Kubrat Pulevin, në mënyrë që të kenë shansin që të luftojnë për titullin e kampionit të unifikuar. Lajmin e ka konfirmuar promovuesi i Anthony Joshua, Eddie Hearn në një prononcim për Sky Sport.
Ai tha:
Është e udhës të themi se marrëveshja mes Joshuas dhe Furyt është arritur dhe pjesa financiare është në dakordim të plotë.
Sipas raportimeve, njëra përballje pritet të zhvillohet në Wembley Stadium në Londër, ndërsa e dyta do të jetë në Arabinë Saudite. Sigurisht datat nuk janë përcaktuar ende pasi do duhet të presim dhe pak