Merkel pro heqjes se vizave për kosovarët

spot_img

Pozicioni gjerman sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën është i pandryshueshëm. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për Express nga Berlini zyrtar tashmë kur pritet që Gjermania të drejtojë me presidencën e BE’së nga 1 korriku. Gjithashtu është bërë e ditur se dy liderët si zakonisht vazhdonjnë të koordinojnë ngushtë pozicionet e tyre për çështjet aktuale që ndërlidhen me punët e BE’së.

Nga 1 korriku i këtij viti me presidencën e Bashkimit Evropian do të udhëheq Gjermania e kancelares Angela Merkel. Kjo po shihet edhe si një mundësi e artë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave meqenëse Berlini zyrtar në vazhdimësi ka përkrahur Prishtinën sa I përket lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.

Ky pozicion i Gjermanisë sa i përket mbështetjes për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave është i pandryshueshëm. Një gjë të tillë ekskluzivisht për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra për media e Qeverisë Gjermane që udhëhiqet nga Angela Merkel.
“Pozicioni gjerman për liberalizimin e vizave mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim liberalizimin e vizave mbi bazën e përmbushjes së kritereve të përcaktuara”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Ndërkohë sa i përket përmendjes së reformës në sundimin e ligjit në urimin e kancelares për kryeministrin Hoti dhe nëse një gjë e tillë ndërlidhet me liberalizimin, nga zyra e Merkel thonë se ka qenë vetëm një rikujtim se është një nga sfidat që e pret kryeministrin e Kosovës në rrugën e tij përpara.

“Kancelarja Merkel ka uruar kryeministrin Hoti për zgjedhjen e tij dhe është shprehur se reforma në sundimin e ligjit është një nga sfidat që e pret në rrugën përpara”, thuhet në përgjigje.

Por pavarësisht mbështetjes së fortë gjermane, pozicioni hezitues i Francës po shihet si mjaft problematik. Bazuar në këtë, ka pasur thirrje që kancelarja Merkel të provojë të bindë Macronin për të mbështetur Kosovën sa i përket lëvizjes së lirë në Schengen.

Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane ka thënë se si zakonisht kancelarja Merkel dhe presidenti Macron bashkëpunojnë dhe koordinohen ngushtë sa i përket pozicioneve karshi çështjeve aktuale që ndërlidhen me punët e Bashkimit Evropian.
“Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Macron kanë bashkëpunim të ngushtë për një sërë çështjesh dhe zakonisht koordinojnë pozicionet e tyre ngushtë për çështjet aktuale që ndërlidhen me punët në Bashkimin Evropian.”, ka thënë ky zëdhënës, derisa ka shtuar se s’mund të japin detaje shtesë të këtyre bisedimeve mes Merkel dhe Macron.

Derisa sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe koordinimit me SHBA’në, zëdhënësi i Qeverisë Gjermane ka thënë se Berlini zyrtar është duke u koordinuar për së afërmi në mënyrë të vazhdueshme me një numër partnerësh përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria Federale po bashkërendon ngushtë me një numër partnerësh përfshirë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara”, ka përfunduar për Gazetën Express.

Republika e Kosovës zyrtarisht ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Nga Këshilli Evropian thonë se tashmë kjo çështje në dorë të shteteve anëtare të BE’së.
Nga Franca e presidentit Macron ka pasur sinjale hezituese, meqenëse kryediplomati francez, Jean Yves Le-Drian, mendon që ende s’janë pjekur kushtet që kosovarët të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

Derisa nga Gjermania ka pasur një përkrahje të pakushtëzueshme. Ramush Haradinaj në cilësinë e kryeministrit të Kosovës pasi ishte kthyer nga një vizitë në Berlin ku kishte takuar ministrin e Punëvë të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, kishte filluar të uronte kosovarët, pasi thoshte se me një mbështetje të tillë gjermane puna e vizave është e kryer.

Megjithatë liberalizimi ende nuk ka ndodhur, dhe kritikat drejtë BE’së për një gjë të tillë janë të vazhdueshme. Presidenti Thaçi në mënyrë të vazhdueshme ka kritikuar, derisa vërejtje BE’së i janë dhënë edhe nga ekspertë të jashtëm.

Zvarritja e liberalizimit të vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian nga ekspertë të ndryshëm të cilët kanë njohuri për Ballkanin Perëndimor thonë se ka ndikuar negativisht në besueshmërinë e BE’ë. Analisti gjerman, Bodo Weber, nga DPC ditë më parë për Express ka thënë se për të rikthyer reputacionin e dëmtuar, Bashkimi Evropian duhet të liberalizojë vizat për Kosovën.
Një çështje të tillë besohet se brenda BE’së mund ta shtyjnë përpara vetëm Gjermania dhe Franca, shtete këto që kanë udhëhequr përpjekjet nga brenda BE’së edhe për rinisje të dialogut.Pas Samitit të Berlinit të organizuar në fundprillin e 2019-ës, Macron dhe Merkel kanë shprehur gatishmërinë për të organizuar një Samit në Paris tashmë kur në Kosovë janë vendosur institucionet e reja të drejtuara nga Avdullah Hoti./

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img