Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Gjilan, ku një femër i dha fund jetës së saj duke rënë nga kati i pestë i banesës.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arzie Nuhiun, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.
Një sinjalizues që jeton në lagjen Bojanine ku edhe ndodhi kjo ngjarje tragjike tha se viktima ka rënë nga kati i pestë i banesës rreth orës 05:00 të mëngjesit.
I njëjti ka deklaruar se viktima ka qenë duke u trajtuar për depresion.
Viktima ishte rreth 44-vjeçare.