Krahas të nxehtit afrikan që po depërton mbi rajon, ku ditën e diel ngre sërish temperaturat në vendin tonë deri në 37 e 38C, mbi rajon do të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian, sidomos natën në mes së dielës dhe të hënës.
Sipas Prishtina Weather ditën e hënë temperatura maksimale prekë edhe vlerat prej 45C përreth Egjeut, derisa nga dita e martë dhe mërkurë sërish kemi një shtrirje të re të pluhurit saharian mbi rajon dhe vend.
Kështu që këto ditë, krahas kësaj vape të jashtëzakonshme afrikane, do kemi edhe qiell më të turbullt, e herë herë, varësisht nga koncentrimet e pluhurit, edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit.
“Në animacioni me vlera më të larta të thellësisë optike të aerosolove, nga ngjyra e kuqe, që korrespondon me kushte më të turbullta, vërehet tymi nga zjarret përgjatë bregdetit jugor të Turqisë si dhe drejtimi nga qarkullimit ajror”, njofton Prishtina Weather.