Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk e lëshon asnjë mundësi për të bërë akuza të renda ndaj fytyrave publike në Kosovë, përfshirë kundërshtaret e tij politik siç janë Vjosa osmani dhe Albin Kurti.
Akuza e “shpifje” siç po i quajnë shumica ka bërë sidomos intervistat e fundit që ai ka pas si ndaj Albulena Haxhiut, Haki Abazit, Xhelal Sfeclës e se fundmi akuza me e rendë ka qenë ndaj Vjosa Osmanit dhe familjes se saj.
Presidenti tashmë nuk heziton të flas fare dhe nganjëherë duke mos marr parasysh pasojat që mund ti këtë pasi që janë deklaruar shumë persona se do të ngrinin padi ndaj tij ose tashmë kanë ngritur.
Ish zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë për “Bota Sot” se vetë Thaçi duhet të hetohet për vrasjen e Ali Ukës, Behajdin Hallaqit dhe komunikatën 59. Abazi i del në mbrojtje Vjosa Osmanit.
“Në fakt kjo që po shihet këto dite është fytyra e vërtet e njeriut që ka përçarë shqiptarët dhe kam mbetur i vetëm. Gënjeshtrat e Thaçit janë tentim për të fshehur sikletin e tij që ka para drejtësisë dhe mospërkrahjen qytetare. Thaçi ka përdorur ketë gjuhë urrejtëse që nga paraqitja e tij. Por ky duhet hetuar për vrasjen e Ali Ukaj, Behajdin Hallaqit, për komunikatat e vrasjeve siç është ajo 59, për rrezikimin e integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Ai është në siklet sepse e vërteta gjithmonë del në shesh dhe e vërteta për Thaçin është tanimë publike”, ka thënë Abazi për “Bota Sot”.