spot_img

Banorët lajmërojnë policinë pasi në lagje e shohin të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares – ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët

spot_img

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar sonte policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje.

Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur që t’u ikte.

Ndërtesat janë kontrolluar për ta kërkuar të dyshuarin, për të cilin banorët thanë se e ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët dhe se ka tentuar që të fshihet me një bluzë me kapele që t’i evitohet banorëve të kësaj lagjeje.

Deri me tani ende nuk ka informacion zyrtar nga policia.

Ndërkaq i arrestuari me iniciale A.S., nuk ka pranuar të deklarojë asgjë në lidhje me rastin, vdekjen e vajzës 18 vjeçare, të cilën dyshohet se bashkë më një person tjetër, ta kenë dërguar pa shenja jete ditën e djeshme ne Emergjencën e Ferizajt.

“Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të pandehurin A.S.

Megjithatë, Hysiqi, ka thënë se do refuzoj ta mbroj të dyshuarin, për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit.

“Bile unë as nuk do ta mbroj fare pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjejë një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka deklaruar Hysiqi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img