Punëtorët të cilët po kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit kësaj radhe kanë pastruar dhe kanë hequr barishtet e thata në Bardh të Madh, kryesisht për rreth hekurudhës që kalon përmes fshatit.
Ndërkohë në bashkëpunim me Bankën Ekonomike janë mbjellë 20 fidane (pemë dekorative) në Qytetin e Fushë-Kosovës.