Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë zbuluar që trupat vazhdojnë të lëvizin edhe 17 muaj pasi shpallen të vdekur.
Hulumtuesit përdorën teknologjinë e kapjes fotografike në intervale 30 minutëshe për çdo ditë që të kapnin lëvizjen.
Studimi mund të ndihmojë që të kuptohet e identifikohet më mirë koha e vdekjes, raporton BTh.
Këto gjetje mund të kenë ndikim të madh në fusha të ndryshme, filluar prej patologjisë e deri te krimonologjia.
Hulumtuesja Alyson Wilson studioi dhe fotografoi lëvizjet e trupave për 17 muaj rresht. Ai së fundi i tha Agence France Presse për detajet shokuese të gjetjeve të saj.
“Ajo që zbuluam ishte se krahët i lëviznin shumë. Ato krahë ishin anash trupi dhe përfundonin krejt në anën tjetër,” deklaroi znj. Wilson.