spot_img

A iu ofrua Vjosa Osmanit posti i kryeministres për Qeverinë e re?

spot_img

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, që në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishte kandidate për kryeministre nga LDK, tha në emisionin “Jeta në Kosovë” se nuk i është ofruar posti i kryeministres para se të formohej Qeveria Hoti, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Në asnjë moment nuk jam kontaktuar për diçka të tillë”, tha ajo.

Madje, sipas Osmanit, ajo nuk është duke u ftuar as në mbledhjet e kryesisë së ‘ngushtë’, siç e ka cilësuar ajo.

“Në disa mbledhje të kryesisë ku është vendosur për prishjen e koalicionit, zakonisht mblidhet ajo kryesi e ngushtë, jozyrtarisht, pastaj në kryesi miratohen ato, në kryesinë e ngushtë ku ftohesha deri në fund të marsit pastaj përnjëherë nuk ftohesha më, as kur diskutohet për tarifën, as për reciprocitetin as për mosbesimin, sepse dihej qëndrimi im”, tha Osmani përballë Jeta Xharrës.

Qeveria Hoti u formua më 3 qershor, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti nga LDK, për shkak të mospajtimeve për reciprocitetin dhe pas shkarkimit të Agim Veliut.

NGJARJE TË TJERA

spot_img