spot_img

Kërkohet që Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim

spot_img

Avokati i njohur Arianit Koci ka bërë thirrje që Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim për të zbuluar dhe arrestuar autorin e sulmit makabër mbi autobusin që la tre persona të vdekur.

Koci ka thënë se Policia e Kosovës ka kapacitetet për të zbuluar terroristët e sulmit.

Ai ka thënë se zbulimi i këtij rasti nuk guxon të marrë më shumë se një javë kohë.

Postimi i plotë:

Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.

Nëse nuk ka interferim!

Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.

Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.

Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.

Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.

Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.

Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast.

NGJARJE TË TJERA

spot_img