spot_img

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Gllogjan: Autobusi ka lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë

spot_img

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmanaj, sot ka folur për krimin makabër që ndodhi mbrëmë në këtë fshat të Deçanit, ku një person i maskuar vrau me kallashnikov shoferin e autobusit dhe dy nxënës.

Selmanaj ka thënë se në momentin që shoferi u vra, autobusi ka lëvizur 50 metra dhe në fund ka rënë në kanal.

“Ka ndodhur një tragjedi e madhe dhe e dhimbshme që nuk e mbajmë mend më përpara. Jam njoftuar rreth orës 19. Më mori prindi i një fëmijë më tha shko se më ka mbet fëmija atje. Dikush ka dalë me breshëri arme duke vrarë 2 fëmijë. Kanë qenë 9 fëmijë në autobus. Ka pasur nevojë për trajtim mjekësor pasi ishin të terrorizuar. Ky autobus ka qenë linjë e rregullt Gllogjan-Gjakovë. Atë ditë ai ka qarkulluar 3-4 herë me nxënës. Në autobus s’ka pasur pasagjerë por vetëm nxënës. Ata kanë qenë 2 engjëj dhe s’kanë pasur konflikte me asnjë. Personi ka qenë i maskuar, ka qenë vetëm një dhe sipas nxënësve ai është larguar në këmbë. Autobusi eci 50 metra me shofer të vrarë e më pas ra në kanal. Ka qenë fati që fëmijët kanë lajmëruar prindërit dhe më pas ka ardhur policia. Në emër të fshatit dhe Komunës së Deçanit kërkojmë nga autoritetet të gjejnë autorin që ka bërë këtë krim të rëndë”, ka thënë ai për news24.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img