Gjermania dhe Kosova janë dy vendet në të cilat aktualisht është duke vepruar modelja Blerta Veseli.
Në Kosovë tash e disa muaj Blerta është bërë pjesë edhe e agjencionit më të madh të modës në Ballkan, ‘Gecjan Fashion Group‘.
Në një prononcim për Albanian News, Blerta ka folur për ofertat e shumta që ka marrë prej se është bërë pjesë e ‘Gecjan Fashion Group’ po ashtu ka treguar pse e ka zgjedhur pikërisht këtë agjencion.
‘Jam shumë krenare që kam zgjedhur ‘Gecjan Fashion Group’ pasi që deri me tani kam pranuar shumë oferta si modele edhe nga jashtë, por te cilat menaxhmenti i agjencionit do t`i shqyrtojë. Arsyeja pse e kam zgjedhur këtë agjencion është se e kam parë që vajzat te cilat kanë qenë dhe janë, pjesë e ‘Gecjan Fashion Group’ kanë pasur shumë sukses dhe janë trajtuar në mënyrë shumë profesionale dhe korrekte. Pra dua të punojë me njerëz korrekt’ tha bukuroshja e lindur në Dortmund.
Ndër tjera Blerta ka treguar që se shpejti do të publikojë edhe një këngë.
‘Synimi i imi është që të merrem edhe me muzikë. Se shpejti do të publikojë një këngë e cila i do t`i takoj zhanrit rep. Këngë do të punohet te një producent shumë i njohur, i cili vazhdimisht nxjerr hite. Po mendoj që në fillim të pranverës do të publikohet do të del.’ tha modelja shqiptare.
Po ashtu ajo ka falënderuar familjen për mbështetjen e pa rezervë, e në veçanti ka përmendur nënën e saj.
Blerta gjithashtu tregoi që fotot e bukura të cilat i publikon në rrjetet sociale, janë realizuar nga italiani Lorenco Barelli dhe Zoom Production./Albanian News.