Kuvendi i Kosovës nën drejtimin e kryetares Vjosa Osmani ka zhvilluar një seancë solemne për nder të 21 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi dhe regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviqit.
Kryekuvendarja Osmani u është drejtuar të pranishmeve me një fjalë rasti për nder të Ditës së Çlirimit, megjithatë ajo nuk e ka përshëndetur fare kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin, i cili ishte i pranishëm në seancë, njofton Albanian News
Kjo gjë duket që ka irrituar ministrat e LDK-së të cilët nuk kanë shprehur fare dëshirë ta dëgjojnë fjalimin e kryetares Osmani.
Albanian News sjell foto, ku Ministrat e LDK-së, Hikmete Bajrami, Besian Mustafa, Armend Zemaj dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kanë ulur kokën në momentin që fliste Osmani, ndërkohë ministri Agim Veliu ka kthyer kokën në anën tjetër.