Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë në gatishmëri të lartë forcat e parandalimit bërthamor.
Putin ka urdhëruar forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë dhe ky është zhvillimi i fundit rus sa i përket agresionit të Rusisë mbi Ukrainën.
Gjithashtu, raportohet se Putin po takon ministrin e Mbrojtjes së Rusisë dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Gerasimov në Kremlin.
Ai thotë se sanksionet perëndimore janë “të paligjshme” dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave parandaluese të Rusisë – d.m.th. ato bërthamore – në “një regjim të veçantë detyre”.