spot_img

Dakordimi për bisedime Ukrainë – Rusi, ky është qëndrimi i SHBA-ve

spot_img

Autoritetet e Ukrainës dhe Rusisë janë pajtuar që të zhvillojnë një takim diskutimi mbi situatën e krijuar mes dy shteteve.

Takimi është vendosur që të zhvillohet në kufirin e Bjellorusisë, ndërsa palët janë pajtuar që të mos vendosin parakushte.

Pas vendosjes së takimit, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Ajo ka thënë për CNN se SHBA-ja është duke pritur rezultatin e diskutimit mes dy shteteve.

“Ne gjithmonë kemi deklaruar se po kërkojmë një zgjidhje diplomatike, dhe Rusia zgjodhi konfrontimin”, ka thënë Thomas-Greenfield, transmeton lajmi.net.

Tutje, ajo ka thënë se takimi që pritet zhvillohet mes rusëve dhe ukrainasëve është një përpjekje tjetër diplomatike.

“Kjo përpjekje diplomatike është një përpjekje më shumë për të sjellë rusët në tryezën e bisedimeve”, ka thënë ajo.

Ajo nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse SHBA-ja mendon se ky takim është përpjekje e mirë-besimit nga rusët.

“Unë nuk mund të hyjë në kokën e rusëve apo Putinit, ose në arsyetimin rus, kështu që mbetet për t’u parë, por le të shohim se çfarë rezultati do të ketë”, ka përfunduar Thomas-Greenfield. /Lajmi.net/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img