Serbia zyrtare nuk ka marrë vendim për sanksione ndaj Rusisë dhe nuk e ka dënuar sulmin rus mbi Ukrainën dhe kjo duket se do t’i kushtojë shtrenjtë.
Së paku kështu mund të konkludohet pas deklarimit të Bashkëkryetar të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt, shkruan lajmi.net.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se me qëndrimin neutral ndaj luftës në Ukrainë, Serbia ‘de facto’ është skualifikuar nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Bildt gjithashtu ka deklaruar se nuk duhet të ketë vend në Bashkimin Europian për shtete që nuk i ndajnë vlerat europiane.
“Me këtë qëndrim, Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj në BE që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore.”, ka shkruar ai.
Serbia vazhdon të mbajë qëndrime pro-ruse dhe cilësohet si një vend i sigurt për liderin autokrat dhe luftënxitës të Rusisë, Vladimir Putin. /Lajmi.net/