Prokurori i Përgjithshëm rus ka bllokuar aksesin e dy mediave të pavarura, Echo of Moscoë dhe TV Rain, për shkak të shkeljeve të supozuara mbi raportimin e tyre për pushtimin e Ukrainës.
Në një deklaratë, prokurori i përgjithshëm akuzoi të dy mediat për shpërndarjen e asaj që e quajti “informacion i njohur si i rremë në lidhje me veprimet e ushtarakëve rusë, si pjesë e një operacioni special për të mbrojtur Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut”.
Ai gjithashtu tha se Echo of Moscoë dhe TV Rain kanë postuar informacione të cilat thotë se bëjnë thirrje për “ekstremizëm, dhunë kundër qytetarëve të Federatës Ruse, shkelje masive të rendit publik dhe sigurisë publike”.
Autoritetet në Rusi ndalojnë tubimet pa leje dhe mund të konsiderojnë transmetimin ose raportimin e informacionit specifik për tubime të paautorizuara si organizim të protestave të paligjshme.
Rregullatori rus ditën e shtunë, Roskomnadzor, paralajmëroi 10 media lokale se do të kufizonte aksesin në botimet e tyre nëse nuk ndalojnë përhapjen e informacionit të rremë, duke përfshirë referenca për operacionin ushtarak në Ukrainë si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte”.
Mediat e njoftuara ishin: Echo of Moscoë, InoSMI, Mediazona, Neë Times, TV Rain, Svobodnaya Pressa, Krym.Realii, Novaya Gazeta, Zhurnalist dhe Lenizdat. Redaktori i Novaya Gazetës, Dmitry Muratov, fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021. Disa prej këtyre mediave janë caktuar nga autoritetet ruse si agjentë të huaj.
“Në qoftë se informacioni i mësipërm i pasaktë nuk hiqet, qasja në këto burime do të kufizohet”, tha ai, duke bërë me dije se këto media do të përballen me ligjin.