Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar shifrat e fundit të aeroplanëve dhe helikopterëve rusë të cilët janë rrëzuar që nga dita kur Rusia ka nisur luftën për pushtimin e Ukrainës.
‘Ushtria jonë po mban qiellin mbi Ukrainë. Një tjetër avion armik Su-25 u shkatërrua. Gjithsej 34 avionë armik dhe 37 helikopterë u rrëzuan gjatë pushtimit të Rusisë’ thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton Albanian News