Është konfiskuar sot vetura e Bekim Reçicës, vëllau i ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, i cili ishte shkarkuar nga kjo pozitë.
Konfiskimi i veturës luksoze është bërë nga Policia e Kosovës pas urdhrit të cilin e ka lëshuar Prokuroria Speciale.
IndeksOnline ka siguruar foto të veturës së konfiskuar e cila tani ndodhet në parkingun në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku janë të parkuara veturat e konfiskuara nga organet e rendit dhe të drejtësisë.
Vetura lukzose e tipit “Audi RS 7”, po dyshohet nga policia se është përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, është parë disa herë teksa e voziste edhe vet këtë veturë.
Dje policia kishte shkruar në fshatin Vranidoll të Prishtinës për të konfiskuar veturën, mirëpo ajo nuk u mor me merimangë pasi që gjendej brenda një garazhe, çelësin e së cilës pronari Bekim Reçica thotë mos ta ketë pasur në ato momente.
IndeksOnline ka raportuar në një seri shkrimesh në lidhje me rastin e Betim Reçicës dhe dyshimet mbi falsifikimin e dokumenteve nga ana e tij, për të cilat ai edhe ishte intervistuar nga Policia./IndeksOnline/