spot_img

Ambasadori ukrainas në Beograd: Nuk e njohim Kosovën shtet, e respektojmë integritetin territorial të Serbisë

spot_img

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, në një intervistë për mediumin serb “Alo” ka thënë se pozicioni i Ukrainës karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe se “respektojnë integritetin territorial të Serbisë”.

“Pozicioni i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i ditur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Alexandrovich për “Alo’, kur është pyetur nëse do ta ndryshojnë pozicionin karshi Kosovës pas kërkesave nga Prishtina zyrtare për njohjen e pavarësisë.

Alexndrovich është pyetur edhe për atë nëse ka pasur ndonjë takim muajin e fundit me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan Kharchenko dhe ka thënë se “nuk komunikon me përfaqësues zyrtarë të shteteve që bombardojnë maternitetet dhe centralet nukleare”, trasnmeton Express

Pjesa nga intervista:

ALO: Institucionet e Prishtinës kanë bërë thirrje që Ukraina ta njohë shtetin e Kosovës. A do ta ndryshojë Ukraina pozicionin e saj për këtë çështje?

Alexandrovich: Dua të sqaroj diçka. Me sa unë di, ne s’kemi pranuar një kërkesë të tillë. Qëndrimi parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i njohur dhe i pandryshueshëm.

NGJARJE TË TJERA

spot_img