Shkruan Alban Lumi
Kanë mbetur nëntë javë deri në përfundim të kampionatit të sivjetëm të futbollit. Ky edicion duket se do të thyej shumë histori!
Për herë të parë mund të shohim kampion FC Ballkani.
Skuadra e Arsim Kabashit, prej kur erdhi ai në pronësi të klubit, ka shënuar vetëm ngritje në futbollin kosovar.
Pas 27 xhirove, Ballkani mbanë pozitën e parë me 57 pikë, i vetmuar larg dy skuadrave gjilanase, Gjilani e Drita, të cilat ndajnë pozitën dy dhe tre me 8 pikë më pak.
Pikët e plota së fundi Ballkani i mori ndaj Gjilanit, me rezultat zyrtar pas ndërprerjes së takimit fare para fundit, pas goditjeve që i dhanë disa të pandërgjegjshëm portierit, Stivi Frashëri.
Pikërishit në ndeshjen e fundit të edicionit, Ballkani do të luan në Suharekë ndaj Gjilanit. A do të jetë kjo një festë e vërtetë me fitoren e titullit. Unë mendoi se po. Janë një sërë shkaqesh, që më bënë të vie në konkludim. Skuadra po kalon një formë fantastike, ashtu u paraqit edhe në Gjilan, nga cikli i fundit, pos Gjilanit, edhe skuadrat si Drita e Prishtina do të paraqiten në Suharekë, derisa udhëton si favorit absolut ndaj Feronikelit e Ulpianës, favorit pritet të jetë edhe me Dukagjinin në udhëtim e Malishevën në shtëpi.
Falë paraqitjeve të mira dhe këtij orari, Ballkani pritet t’i gëzoi xhebrailat me trofeun historik.
Histori do të bënë edhe Cima, si Presidenti që i solli titullin në qytetin, vatër të talentëve të sportit, por edhe Ilir Daja. Trajneri nga Shqipëria përveç suksesit në superiore, tani do të këtë edhe titullin e parë në futbollin e Kosovës.
Suhareka me traditën e mikpritësit pres, që për dallim nga shfaqja e prishur në anamoravë të mirëpres gjilanasit dhe të kremtojnë me gëzim e sportivitet titullin historik!