Më 11 Prill të vitit 1985, ndërroi jetë diktatori Enver Hoxha. Vdekja e tij, u përjetua keq nga shqiptarët në atë kohë, por që ishin të detyruar, pasi kështu e kërkonte regjimi. Mirëpo, edhe sot ka shqiptarë që e përjetojnë keq humbjen e Enver Hoxhës dhe e kujtojnë atë si një lider që i ka sjellë të mira Shqipërisë.
Bëhet fjalë për shqiptarët e Ferizajt. Ata kanë kujtuar dje diktatorin Enver Hoxha duke i bërë një bust dhe duke e quajtur babain e Kombit.
Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, një nga ‘enveristët’ shprehet se personaliteti i Enver Hoxhës është shumë dimensional dhe mbetet fanar ndriçues i kombit shqiptar.
Gjithashtu ata janë kundër që trashëgimtari i familjes Zogu të zgjidhet president i Shqipërisë.