Talenti i 2 Korrikut, Elton Krasniqi bëhet pjesë e skuadrës së madhe gjermane, VfB Stuttgart.
I lindur në vitin 2005, Krasniqi në moshë të re u bashkua me skuadrën prishtinase, ku mori edhe hapat e parë në futboll, shkruan Gazeta Olle.
Njoftimi i plotë nga FC 2 Korriku:
Elton Krasniqi, i lindur në vitin 2005, që në moshë shumë të re erdhi e u bashkua me “verdheblutë”, ku edhe i mori hapat e parë si futbollist, për të vazhduar me suksese të njëpasnjëshme, duke mos lënë trofe pa fituar e mbi të gjitha duke lënë gjurmë në secilin sukses të arritur nga grupmosha e tij.
Eltoni, që shihet si ndër më premtuesit e lojës së bukur të futbollit, gjatë këtyre ditëve ka bërë hapin gjigant në karrierën e tij, duke iu bashkuar gjigjantit të futbollit gjerman, VfB Stuttgart.
Të emocionuar e shumë të lumtur me këtë arritje, për Eltonin mund të themi se jemi jashtëzakonisht krenarë me të dhe këto suksese që për të shpresojmë se janë vetëm pikënisje e një karriere të gjatë e të mbushur me suksese.
Në klubin “verdheblu”, gjithsecili është shumë i lumtur për Eltonin, e për të ka vetëm fjalë urimi, fjalë që i riu nga Kosova i meriton si kurrë më parë.