spot_img

Si e nxorën Batatinat, Llapin nga lloqi për ta shndërruar në atë evropian!

spot_img

Njëra ndër skuadrat më të vjetra të futbollit kosovar, KF Llapi si edhe një pjesë e klubeve me traditë, paslufta nuk i kishte gjetur mirë. Skuadra ishte përpëlitur kryesisht në ekzistencën e sajë në kategorinë e dytë të futbollit. Megjithatë pas më shumë se një dekade kur nga Podujeva fjalën kryesore e kishin ekipe tjera si Besiana e Hysi, Llapi gjeti shpëtimin.

Albanian News

Falë investimeve të vëllezërve Batatina, klubi llapjan tanimë ka lënë pas problemet e së shkuarës, për ta thënë fjalën kryesore në elitën e futbollit tonë. Madje vitin e kaluar ish skuadra e sulmuesit legjendar, Fadil Vokrri, për herë të parë fitoi edhe trofeun e çmueshëm, Kupën e Kosovës. Falë këtij suksesi, ata ia dolën të merrnin pjesë edhe në garat ndërkombëtare, sukses që janë shumë afër të përsërisin edhe këtë vit. Llapi tani pret finalen e Kupës, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” takohen me Dritën me 26-të të këtij muaji.

Njëri nga vëllezërit Batanina, i cili me plotë sukses po e kryen detyrën e trajnerit të skuadrës, Tahir Batatina, për lexuesit e Albanian News, rikthen kujtesën nëntë vite më parë, kur kishin vendosur të merrnin nën drejtim, Llapin. “Thënë të drejtën kur kemi marrë drejtimin e Llapit, nuk kemi pasur prioritete të mëdha. Ndër kryesore ka qenë nxjerrja e klubit nga ajo krizë e madhe, që e kishte kapluar klubin, gjate vitit 2013 klubi ishte në prag të kolapsit dhe rënies në Ligën e Dytë. Mendoi se tashmë kemi arritur ngadalë ta ngrisim nivelin e klubit në shkallën më të lartë të organizimit dhe funksionimit profesional, që rezulton edhe me sukseset e arritura tanimë”.

Batatina më pas shtoi se janë tejet të kënaqur me ecurinë e sukseseve me Llapin. “Nga ku e morëm klubin dhe ku e sollëm është për çdo lëvdatë”. Timonieri llapjan potencon se vendimtar në sukseset e skuadrës është edhe mbështetja e vëllezërve, të cilët janë edhe donatorët kryesor, nuk e harron edhe stafin përcjellës në organizimin profesional të klubit. “Sukseset e klubit nuk janë rastësi por falë këtij organizimi ato dalin në pahë për cka edhe jam krenar”.

Tahiri, i cili pos punës profesionale, merret edhe me organizimin e përgjithshëm në klub, premtoi investime edhe më të mëdha në stadiumin e “Zahir Pajaziti” në Podujevë, i cili këtë vit u rinovua duke u marrë një pamje mjaftë simpatike. “Synojmë që stadiumin ta bëjmë gati për kategorinë e dytë, që së paku dy raunde të garave evropiane, t’i zhvillojmë në tempullin tonë. Infrastruktura në stadium është jashtëzakonisht e mirë dhe tashme do ta hapim për tifozët tanë edhe restorantin “Llapi” që t’i kemi sa më afër “Legjendat” dhe gjithë qytetarët llapjanë.

Batatina i rikthehet sërish garave aktuale përkatësisht finalës së Kupës, duke saktësuar se detajet e vogla do të jenë vendimtar në përballje me gjilanasit e Dritës. Do ta japim maksimumin që trofeun ta ndalim sërish në Podujevë, tha ai, për të shtuar se Llapin e përbënë grupi I fortë e që megjithatë përmendi, ata të cilët shkëlqyen këtë vit. “Ne funksionojmë si grup, si familje dhe të gjithë janë meritor për sukseset e Llapit nga riorganizimi e deri më tani. Por paraqitjet e shkëlqyeshme të Ilir Krasniqit, Valmir Veliut, Kastriot Selmanit ishin mbresëlënës, këtë e thonë të gjithë në Kosovë, ishin më të mirët e këtij edicioni”, vlerësoi ai.

Për vitin e ardhshëm, Tahir Batatina, i cili njihet edhe për humorin e mirë dhe “kunjat” për rivalët e tij si ajo e supave të lehta, thotë se vitin e ardhshëm rivalët i pret një Llap edhe më i frikshëm, derisa pret lojë të mirë edhe në paraqitjet evropiane.
Tahiri në fund porositë tifozët e Llapit se nuk duhet të shqetësohen pasi lojtarët kryesorë do të mbesin pjesë e tyre dhe se vetëm do të përforcohen gjatë afatit kalimtar të verës./albaniannews.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img