Kampionët në fuqi të basketbollit kosovar, Golden Eagle Ylli, kanë dal fitues edhe në ndeshjën e tretë të serisë gjysmëfinale të Play-Offit ndaj Sigal Prishtinës, për të bërë serinë 3-0 dhe për të shkuar pa humbje në finale të garave përfundimtare.
Suharekasit që nga fillimi kanë treguar se janë dukshëm më të fortë se bardhekaltërit, derisa vendasit sonte nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se 2 pikë në 5 minutat e para të ndeshjes.
Përkundër lojës së mirë të Prishtinës në çerek të dytë të lojës, Glden Eagle Ylli ka dominuar në pjesë të dytë plotësisht për të çuar lehtë lojën deri në fund, ndërsa fituan me 19 pikë dallim për përfundimtaren 56-75 [11-18, 17-17, 11-25, 17-15].
Me 15 pikë të shënuara më efikasi te suharekasit ka qenë Mikaile Tmusic, ndërsa ka bërë edhe 2 asistime e 5 kërcime në fitore.
Në element ishte edhe Erjon Kastrati, i cili ka luajtur me 14 pikë e 6 kërcime, ndërsa Chris Harris ka shënuar 14 pikë e 7 kërcime në 20 minuta lojë sa ishte në parket.
Kampioni duke parë se po e dominojnë Prishtinën, në pjesë të dytë i ka dhënë rast edhe lojtarëve të rinj e pa shumë eksperiencë në gjysmëfinale.
Prishtina e Ante Nazorit këtu përfundon stinorin 2021/22 ndërsa në ndeshjen e sontme vetëm dy lojtarë të tyre shënuan pikë dyshifrore, Muhamedali Janjeva 13 dhe Jetmir Zeqiri 11.
Ylli në finale të PlayOffit pret fituesin e duelit Trepça-Peja, ku seria aktualisht është 2-0 në të mirë të mitrovicasve.