Pas incidenteve në “Karagaçi”, FBK-ja shqipton dënime të rënda ndaj klubit të Pejës, nuk shpëton as Trepça
Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka publikuar sot vendimet, pas incidenteve që ndodhen të dielën në ndeshjen Peja – Trepça.
Klubi i Pejës është dënuar me gjobë prej 7 mijë eurove.
Klubi pejan gjithashtu është dënuar edhe me dy ndeshje pa prezencën e shikuesve.
Pa dënime nuk ka shpëtuar as klubi i Trepçës. Ndaj mitrovicasve është shqiptuar dënimi me gjobë prej 1500 eurove.
Pas incidenteve në “Karagaçi”, FBK-ja shqipton dënime të rënda ndaj klubit të Pejës, nuk shpëton as Trepça
Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka publikuar sot vendimet, pas incidenteve që ndodhen të dielën në ndeshjen Peja – Trepça.
Klubi i Pejës është dënuar me gjobë prej 7 mijë eurove, shkruan Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Mgid
Mgid
Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!
Vedat Muriqi shënon gol të bukur me kokë, Mallorca në epërsi – Gazeta Expr…
Klubi pejan gjithashtu është dënuar edhe me dy ndeshje pa prezencën e shikuesve.
Pa dënime nuk ka shpëtuar as klubi i Trepçës. Ndaj mitrovicasve është shqiptuar dënimi me gjobë prej 1500 eurove.
Vendimet:
KB Peja , Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro.
KB Peja, Konform Nenit 49.6 Pika 1 te PG denohet 200 euro.
KB Peja , Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.
KB Peja ,Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.
KB Peja , Konform Nenit 49.13 te PG denohet me 3.000 euro dhe dy ndeshje pa prezencen e shikuesve.
KB Peja , Konform Nenit 49.6 Pika 3 te PG denohet me 2.000 euro.
KB Trepça , Konform nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro.
KB Trepça, Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.
KB trepça, Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.
Kujtojmë se Peja dhe Trepça në “Karagaçi” zhvilluan ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale, e cila u fitua nga vendasit me rezultatin 72:66.
Megjithatë, kjo ndeshje u ndërpre 26 sekonda para përfundimit, pasi një tifoz hyri në parket dhe sulmoi basketbollistin e Trepçës, Rodney Purvis.
Situata eskaloi pastaj edhe më shumë, pasi filloi një përplasje mes tifozëve, të cilët u gjuajtën me mjete ndezëse mes vete.