Ballkani e ka festuar me fitore kundër Gjilanit (2:0) titullin e kampionit në BKT Superligë. Stadiumi i Qytetit në Suharekë ishte arenë feste për portokallezinjtë, të cilët qysh javë më parë e kishin siguruar titullin e parë të kampionit në histori të klubit. Golat e fitores në ndeshjen e fundit të edicionit për skuadrën e Ilir Dajës i shënuan Lumbardh Dellova, në minutën e 25-të dhe Ermal Krasniqi, në minutën e 40-të. Në ceremoninë madhështore të titullit, trofeun kapitenit Edvin Kuç ia dorëzoi presidenti Agim Ademi. Ndërkohë, java e 36-të qartësoi edhe dilemën e fundit të mbetur, atë të skuadrës që do të luajë në barazh me Vushtrrinë. Pas fitoreve të Drenicës dhe Prishtinës, këtë fat do ta ketë Malisheva, të cilës nuk i mjaftoi barazimi para tifozëve kundër Dukagjinit (0:0) për t’iu shmangur ndeshjes së barazhit. Drenica fitoi në Drenas në duel me Feronikelin (2:0), derisa Prishtina triumfoi në Podujevë në duel me Llapin (2:1). Krahas Ballkanit në garat evropiane do të marrin pjesë edhe Drita, Gjilani dhe Llapi. Nga Superliga janë përshëndetur qysh më herët Feronikeli dhe Ulpiana, derisa vendin e tyre do ta zënë Trepça’89 dhe Ferizaj.
Kuç i Ballkanit pranon trofeun nga Presidenti Ademi