Zërave të fundit se do të këtë ndryshime në bankinën e KF Dukagjini, për lexuesit e Albanian News, iu përgjigj kryetari i klubit, Fabi Veseli. Ai konfirmoi trajnerin Armend Dallku. “Me Armendin vetëm sa kemi filluar përgatitjet për prurjet e reja, të cilat do t’i shtohen ekipit tonë. Me trajnerin kemi plane afatgjate”, potencoi Veseli.
KF Dukagjini, i cili siguroi vazhdimësinë në garat elite, falë paraqitjeve brilante në ndeshjet e ciklit të fundit, pa humbur kohë ka filluar përgatitjet për edicionin e ri. Falë stadiumit të mirë dhe harmonisë së organikës së klubit, dukagjinasit pritet, që vitin e ardhshëm ta thotë fjalen kryesore në futbollin e Kosovës.