Kosova sot nga ora 10:30 do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit në Prishtinë, ndërsa nesër do të udhëtojnë drejt Qipros ku edhe nis garat në Ligën e Kombeve.
Dardanët të drejtuar nga Alain Giress duket më në formë se kurrë dhe e gatshme ta nis një rrugëtim të mbarë më synime të mëdha.
Greqia duket kundërshtari më i madh në këtë Grup ku është Kosova e në të cilin bëjnë pjesë Qipro dhe Irlanda e Veriut, kjo është arsyeja që Dardanët synojnë vendin e parë pasi përballë Greqisë kanë një statistikë të mirë.
Një fakt tjetër që rrit besimin në kampin dardan është trajneri i ri, francezi Giress i cili ka sjell një frymë të re dhe pritet ta ndihmojë skuadrën të ecë përpara.