Zinedine Zidane thuhet se ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.
Së fundi u raportua se trajneri francez ka arritur marrëveshje me klubin nga “Parc des Princes”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
“AS” tani ka raportuar se Zidane e ka refuzuar PSG-në dhe se tani për tani nuk dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës kampione në Ligue 1.
Ish-trajneri i Real Madridit thuhet se po mendon vetëm për stolin e përzgjedhësit te Kombëtarja e Francës.
Dhe, sipas gazetës spanjolle, Zidane nuk dëshiron të marrë asnjë vendim rreth të ardhmes deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.