Sipas shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA, janë përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në raundin e parë kualifikues në Champion League.
Më të mirët e Kosovës, Ballkani mund të përballet me gjigantin suedez, Malmo në raundin e parë.
Krahas Malmos, Ballkani mund të përballet edhe me Bodo/Glimtin e Norvegjisë, HJK Helsinkin e Finlandës, The New Saints e Uellsit dhe Zhalgiris e Lituanisë.
Ndeshjet e para luhen më 5/6 korrik, ndërsa të kthimit më 12/13 korrik.
Për Ballkanin do të jetë hera e parë që do të paraqitet në garat evropiane. Therandasit këtë edicioni për herë të parë u shpallën kampion të vendit në historinë 75 vjeçare të klubit. Ata nën drejtimin e Ilir Dajës po i vazhdojnë përgatitjet në Ohër, ndërsa nesër masin forcat me kampionin e Maqedonisë, Shkupin në miqësoren e luksit!