E ardhmja e mesfushës te Kombëtarja kuqezi, Kristian Asllani ka mbërritur para pak minutash në ambjentet e klinikës “Humanitas” në Rozano të Milanos për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me klubin e tij më të ri, Interin.
Asllani pasi të kryejë kontrollet rutinë do të zbarkojë menjëherë në selinë e Interit për të hedhur të “zezën në të bardhë” në kontratën e tij që do ta lidhë me skuadrën zikaltër.
20-vjeçari elbasanas vjen nga Empoli për shifrën e 14 million eurove plus 2 milionë euro të tjera në formë bonuse.
Në edicionin e fundit, Kristjan Asllani u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Empolit në 23 ndeshje duke realizuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.
🎥 🇦🇱 #Inter – In attesa di #Lukaku, visite mediche in corso all’Humanitas per Kristjan #Asllani 📲 @calciomercatoit pic.twitter.com/ozlaWZ6c6n
— Giorgio Musso (@GiokerMusso) June 29, 2022