Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran, në sportin e xhudos kanë hy në fazën përfundimtare.
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka tanimë ka siguruar medalje por ajo ka kaluar në finalen dhe pret të rrëmbej të artën. Kuka garon në kategorin deri në 78 kilogramë.
Xhudistja pejane ka mposhtur në gjysmëfinalen kundërshtaren e saj kroate, Petrunjela Paviq, për të siguruar kështu medaljen.
Në finale, Loriana do të ndeshet me francezen Chloe Buttigieg