Lendrit Palushi, nënkryetar i KB Golden Eagle Ylli, në një bisedë për Albanian News, shpalos planet e klubit kampion, duke siguruar për skuadër konkuruese. “Synojmë të kalojmë grupet së paku në FIBA Euro Cup” tha ndër të tjera, Palushi.
KB Golden Eagle Ylli së fundi arriti të ruajë titullin e kampionit të Kosovës, duke e mundur Trepçën në serinë finale 3:1.
Me të përfunduar festa, drejtuesit e klubit therandas u përcaktuan për garat evropiane, përkatësisht Basketball Champions League.
Por sikur krijuan shqetësime te adhuruesit e klubit, largimi i dy yjeve të skuadrës, Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusic, që të dy u transferuan te Trepça.
Në bisedën ekskluzive për Albanian
News, Lendrit Palushi de fakto drejtues i klubit, i cili mbanë pozitën e nënkryetarit dhe përfaqësues i sponsorit kryesor të klubit, Golden Eagle, porositi tifozët të qëndrojnë të qetë.
“Pasi u larguan Kastrati dhe Tmusic, ne ju kemi përvesh punës dhe premtoi se nuk do të vërehet mungesa e tyre. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin dhe besoi se jemi në rrugë të mirë”, tha fillimisht Plaushi.
Ky i fundit ka besim të plotë në punën e Adis Beciragic, i cili së fundi mori edhe drejtimin e Kombëtares së Bosnjës.
“Me trajnerin jemi duke krijuar ekipin konkurues edhe në garat e Basketball Champions League, por së paku synojmë të kalojmë grupet në FIBA Euro Cup”shpreh optimizmin e tij ai.
Lendriti, më pas kujton kohën kur familja Palushi në krye me babain e tij, Shaqirin morën drejtimin e klubit në 2014.
“Në vitin e parë kemi menduar që t’ia kthejmë Suharekës dhe Yllit emrin e madh që kishte krijuar vite më parë. Derisa në dy vitet e fundit kulmoi suksesi në dy tituj të njëpasnjëshëm të Kosovës si dhe titulli në Ligën Unike një vit më parë”.
Palushi merita të veçanta ia dedikon trajnerit, për siç thotë përzgjedhjen e lojtarëve dhe përgatitjen e tyre.
Nenkryetari i skuadërs therandase potencoi se po bëhen të gjitha punët që lojtarët vendor të mbesin në ekip por edhe për lojtar tjerë janë në negociata.
Krahas garave në vend e atyre eveopiane, Golden Eagle Ylli do të paraqitet edhe në Ligën Unike.
“Pas dy titujve, tani apetitet janë rritur edhe më shumë. Pos paraqitjeve të mira në të gjitha garat, synim i qartë mbetët, ruajtja e titullit dhe fitimi i Kupës së Republikës, por edhe në Ligën Unike jemi pretendet”, përfundoi Palushi.
Lendrit Palushi, nënkryetar i KB Golden Eagle Ylli