spot_img

FC Ballkani nga viti 1947 – deri te ndeshja me Zalgirisin në Champion League

spot_img

Ballkani ndër vite 🧡🖤 ⚽️

FC Ballkani i themeluar në vitin 1947, për vite me radhë ka mbledhur rreth vetës futbollistë nga komuna e Suharekës, por që fanellën e tij e kanë djerësitur edhe lojtar nga regjione tjera.

Ballkani, emër të cilin e mbanë nga fillim-vitet e 60-ta, të shekullit të kaluar, fanellën e portokallt zyrtare e vendosi në vitet 70-ta, duke u inspiruar nga Holanda e Krojfit, kur dominonin me lojë duke aplikuar futboll total, pikërisht siç u paraqit skuadra këtë vit!

Shkëlqimin e tij Ballkani e kishte po në atë periudhë kur skuadra shpesh herë ishte afër të siguronte hyrjen në ish ligën e dytë të ish shtetit, por për shkak të kushteve materiale dhe të stadiumit, vendosi të përqendrohet vetëm në Ligën e Kosovës.

Në krijimin e futbollit të pavarur FC Ballkani luajti rol vendimtar. Skuadra ndeshjet i zhvilloi kryesisht në fshatin Studençan por edhe në Gjinoc gjeti streh për një periudhë. Organizimi ishte optimal në kushte të vështira, ku shpesh herë zyrtarët dhe lojtarët përfundonin në polici, rrahje e maltretime të vazhdueshme.

Në vitin 1995, Ballkani siguroi pjesëmarrjen në Ligën Unike, të formuar atë vit, superliga e sotme. Deri atë kohë nga 1991, garat ishin zhvilluar në katër grupe. Klubi arriti të organizoi edhe kategoritë zingjir, kur me kadetë u shpallën edhe kampion të vendit, Republikës së Kosovës.

Paslufta Ballkanin e gjeti të dërrmuar, pozitive ishte rikthimi në stadiumin e qytetit, por u paraqit kryesisht me lojtar junior, duke rënë nga kategoria e parë. Klubi më pas kishte luajtur edhe në kategorinë e tretë, deri sa në vitin 2010 u rikthye në Superligë. Pas një viti me një ndeshje të barazhit pësoi duke kalu sërish në kategorinë e dytë!

Në 70 vjetorin e vet, Ballkani pa sërish dritë!
Në krye të klubit erdhi kompania Cima, e cila për pak kohë e shndërroi ekipin në konkurrues për titull.

Viti 2022 për Ballkanin dhe futbollin suharekas do të shkruhet në histori. Për herë të parë është kampion i Kosovës.
Trofeun e siguroi katër xhiro para fundit të edicionit, me 70 pikë të tubuara, pas 21 fitoreve, 7 barazimeve e 4 humbje. Me 54 gola të shënuara e 20 të pësuar (pa llogaritur katër ndeshjet formale)!

Skuadra në ushtrimet e fundit, një ditë para takimit ndaj Zalgiris
Përgatitjet finale, një ditë para takimit historik në CH.L

Ballkani për herë të parë me 5 korrik do të paraqitet në garat ndërkombëtare, përkatësisht kualifikimet në Ligën e Kampionëve! Kundërshtari i parë doli të jetë, skuadra nga Lituania, Zalgiris.

Takimi nis në ora 20.00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Këtë vit Ballkani krahas lojtarëve më të mirë kosovar u paraqit edhe me lojtar nga Shqipëria por kishte edhe dy ndërkombëtar. Presidenti Arsim Kabashi, në dimër solli trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja, bashkëpunim që solli fryt të jashtëzakonshëm.

Aset i madh i klubit në vazhdimësi kanë qenë edhe tifozët, të cilët nga viti 1992 njihen të emëruar si “Xhebraila”

NGJARJE TË TJERA

spot_img