Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot me të parin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Ademi dhe Çeferin janë takuar në qytetin e Manchesterit ku edhe do bëhet hapja e Kampionatit Evropian 2022 për femra.
Pamjen nga takimi me Çeferin i ka bërë të ditur vetë Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook.
“Sot ndodhem në Manchester, për të ndjekur nga afër ndeshjen Angli – Austri, me të cilën do të bëhet hapja e Kampionatit Evropian 2022 për femra, që mbahet deri më 31 korrik”.
“Si gjithmonë në evente të tilla është kënaqësi të takohem me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, të cilin e falënderoj për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme”, shkroi Ademi në mbishkrimin e fotografisë me Çeferinin.