Fituesi i Kupës Llapi dhe skuadra, e cila pëfundoi në pozitën e tretë edicionin në Superligë, Gjilani, sot do të fullojnë paraqitjet e tyre në arenën evropiane. Takime të vlefshme të raundit të parë kualifikues të Conference League.
Llapjanët do të luajë ndeshjen e tyre ndaj Buducnostit të Malit të Zi, takim që do të zhvillohet në “Gradski Stadion Podgorica” me fillim nga ora 20:30.
Llapi, që në arenën ndërkombëtare u plasua si Fitues i Kupës, pësoi ndryshime në përbërje, do ta këtë edhe sfidën për të parë formën e prurjeve të reja.
Ndërkaq Gjilani e pret ekipin nga Letonia, Liepaja, me takimin që pritet të nis nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajnerët, Tahir Batatina e Zekrija Ramadani, kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, janë të kompletuara dhe janë gati për rezultate pozitive nga ndeshjet e para të kësaj faze.