Kampioni i Kosovës, FC Ballkani u përshëndet shumë shpejt nga gara më prestigjioze, Champion League. Në takimin e dytë, Zalgiris para adhuruesve të tyre, realizuan në shtesën e parë me Olivius.
Për dallim nga takimi i Prishtinës, kur Ballkani dominoi takimin, i cili kishte përfunduar me shifra e barabarta, 1:1.
Këtë radhë suharekasit nuk ishin as përafër me atë paraqitje.
Sulmuesi Ermal Krasniqi sikurse në takimin e parë ia doli të del në aksion por i shterp në momentin final.
Gripshi vetëm shtrihej në vazhdime, sikur e lëshoi e gjithë forca.
Lituanezët e kishin studiuar mirë lojën e kampionit tonë dhe po të mos ishte Frashëri në disponim do të shënonin edhe më.
Ballkani tani do të merr pjesë në Conference League, duke shpresuar të këtë paraqitje më të suksesshme.