Klubi futbollistik Drita, ka arritur që të përmbysë epërsinë prej 1:0, që e kishte Inter Turku nga ndeshja e luajtur në Finlandë, shkruan Albanian News,
Klubi nga Gjilani në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka fituar me rezultat 3:0 dhe kështu e ka siguruar kualifikimin për në rrethin e dytë në Konferencë Ligë.
Dy gola në këtë ndeshje i ka shënuar Arbnor Muja dhe një herë ka realizuar Marko Simonovski.
Në rrethin tjetër Drita do të përballët me Klubin belg Antwerp.