Trajneri i Buduçnostit, Aleksandar Nedovic, para duelit me Llapin, ka paralajmëruar se kanë ardhur për kalim turi.
“Ne në këtë ndeshje vijmë për të kaluar rundin e dytë. Kemi luajtur mirë në ndeshjen e parë dhe pse të mos luajmë mirë edhe në ndeshjen kthyese”.
Llapi e pret Buduçnostin, sonte mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Conference League.
Tekniku i skuadrës malazeze ka bërë të ditur se nuk do të mbrohen në duelin e nesërme, por sipas tij, Buduçnosti do të bëjë lojë ofensive. Ai është i bindur se skuadra e tij është e gatshme për sfidën me llapjanët.
“Mendoj se jemi absolutisht gati për këtë ndeshje kthyese”, tha ai.
Nedovic është i sigurt se atmosfera në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë e ‘nxehtë’.
“Ishte nxehtë për ta në Podgoricë, sigurisht do të jetë atmosferë e nxehtë për ne atje. E njohim kundërshtarin shumë më mirë. Është më mirë kur e ke luajtur një ndeshje sesa të analizosh ato gjëra përmes videove”, theksoi Nedoviç.
Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në Podogoricë është mbyllur me fitoren e skuadrës malazeze prej 2:0.
Dueli mes Llapit dhe Buduçnostit luhet në Prishtinë dhe nis në orën 20:00.