Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka vizituar stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, falë angazhimit të të cilit po punohet në këtë tempull sportiv.
Ademi gjithashtu ka takuar futbollistët e rinj të komunitetit rom, të cilëve iu ka ofruar mbështetjen e tij.
Më posht e gjeni postimin e timonierit të FFK-së, në profilin e tij në facebook:
Sot së bashku me anëtarin e KE të FFK-së nga regjioni i Mitrovicës, Xhelal Brojën, qëndruam për vizitë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku takuam pjesëtarë të komunitetit romë, të cilët aty po zhvillonin stërvitje.
Fëmijët e këtij komuniteti i inkurajova që të vazhdojnë të luajnë futboll, ta formojnë klubin e tyre dhe ta regjistrojnë atë në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Futbolli është sport që na bashkon dhe është mundësi e mirë për integrimin e këtij komuniteti, i cili vazhdon të jetë në gjendje të vështirë.
#BashkëPërFutbollin