spot_img

Kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit mësohet sonte

spot_img

Kampioni i Kosovës, Ballkani tanimë i qetë e pret ndeshjen e radhës në Conference League. Të portokalltit demoluan ekipin nga San Marino La Fiorita duke e mposhtur pas dy ndeshjeve me rezultat 10:0.

Therandasit sonte e mësojnë kundërshtarin e radhës, me të cilin do të takohen javën e ardhshme, shkruan Albanian News.

Skuadra nga Ishujt Faroe, Ki Klaksvik dhe Sutjeska nga Nikshiqi i Malit të Zi ballafaqohen nga ora 20.00, për kualifikim në raundin e tretë.

Përballja e parë në Podogoricë kishte përfunduar pa gola, edhe pse malazezët ishin cilësuar favorit.

Tani gjërat kanë ndryshuar duke e vë në plan të parë skuadrën e Klaksvik.
Bastet e favorizojnë këtë fundit, duke e vlerësuar 1.60 fitoren e tyre përkundër fitores së Sutjeskës e cila kuotohet me 5.25, derisa barazimi njeh shifren prej 3.75.

Në aspekt logjistik Ballkanit i konvenon më shumë fitorja e Sutjeskës, por edhe rivaliteti në tribuna do të ishte shumë më i theksuar, derisa skuadra jonë konsiderohet edhe pak më favorite! Megjithatë Ballkani edhe ndaj skuadrës Kraksvik nuk pritet të këtë probleme, sidomos pas rikonsolidimit pas eliminimit nga gara e Champion League.

NGJARJE TË TJERA

spot_img