Hekuran Kryeziu është bërë me skuadër të re.
Futbollisti i Kosovës edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit zviceran, Winterthur.
Me Winterthurin, Kryeziu ka nënshkruar për dy vite.
“Ne e mirëpresim ngrohtësisht Hekuranin në Winterthur dhe i urojmë të gjitha të mirat, shumë shëndet, gëzim dhe sukses me FC”, thuhet në njoftim.