Gjilani ka fituar me përmbysje 3:2 përballë Ferizajt në ndeshjën hapëse të BKT Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga anamorava ishte duke humbur 1:2, por fal transferimit te fundit Solomon i cili realizoi dy gola në minutat e fundit arriti të fitoi 3:2.
Golin tjetër për Gjilanin e ka shënuar Mevlan Zeka, ndërkohë për Ferizajin golat i shënuan Ramadani dhe Haxhimusa.
Ndërkohë Drita ka barazuar 2:2, në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicë përballë Trepçës 89.
Dy gola për Trepçën janë shënuar nga Mba, ndërsa për Dritën shënuan Islami dhe Tahiri./Albanian News