Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani ka konfirmuar se ka shkëputur kontratat me katër futbollistë.
Bëhet fjalë për Kushtrim Gashin, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli.
Gashi dhe Mateli kanë nënshkruar me Prishtinën, ndërsa Solomon me Gjilanin.
Kampionët e Kosovës njoftojnë se kontratat janë ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
𝗧𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈🧡🖤
Ju njoftojmë se 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶 , 𝗧𝗵𝗲𝗼𝗽𝗵𝗶𝗹𝘂𝘀 𝗦𝗼𝗹𝗼𝗺𝗼𝗻 , 𝗗𝗶𝗹𝗶𝘃𝗶𝗼 𝗛𝗼𝗳𝗳𝗺𝗮𝗻 dhe 𝗔𝗿𝗲𝗻𝘀 𝗠𝗮𝘁𝗲𝗹𝗶 nuk janë më pjesë e 𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶𝘁.
Me lojtarët e lartëcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim .
Ne si klub i falenderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll.