Ndeshja e parë e play-off-it e vlefshme për inkuadrim në grupet e Conference League, në mes Shkupit e Ballkanit, ka mobilizu edhe vet drejtuesit e Komunës simpatike të Suharekës, shkrun AlbanianNews.net
Kryetari Bali Muharremaj së bashku me ekipin e tij, nënkryetaren, drejtorët por edhe kryeasambleistin mbështetjen ndaj FC Ballkani e kanë shprehur duke u fotografuar me fanellat e klubit portokall e zi.
Muharremaj njihet për veprimet atratktive por edhe mbështetjen e vazhdueshme që i jep klubit nga qyteti të cilin ai e drejton, tanimë në mandatin e tij të dytë.
FC Shkupi dhe FC Ballkani takohen sonte mbrëma në Shkup nga ora 21.00, takimi i kthimit zhvillohet një javë më vonë në Prishtinë.