Ballkani mbrëmë ka shënuar një tjetër rezultat të madh duke e fituar ndeshjen e parë në fazën “Play –Off” në Conference League përball Shkupit.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është vetëm gjysma e punës e kryer dhe për të kompletuar historinë duhen edhe 90 minuta fantastik.
Mirëpo, duhet pranuar se më atë që ka bërë Ballkanit deri sot është vërtet madhështore. Një skuadër që vjen nga një qytet i vogël ka bërë që gjithë shqiptaria të flet për të.
Ballkani si kurrë më parë sot ka respektin jo vetëm në Kosovë por në gjitha trojet shqiptare. Në Shqipëri përgëzohet Ballkani ngjashëm sikur se edhe në tokat shqiptare në Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, por kjo nuk është e tëra. Ballkani tash ka kaluar edhe kufijtë ballkanik. Skuadra e Ilir Dajës sot është në një rang me gjigantët si West Ham Fiorentina e Villarral që gjithashtu fituan ndeshjet e para në fazën “Play – Off” dhe pothuaj kanë siguruar fazën e Grupeve aty ku po shpresojmë se do t’i pres edhe Ballkani.
Të kujtojmë që ndeshja kthyese Ballkani – Shkupi luhet të enjten e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo skuadër mëriton një mbështetje të fuqishme drejt një historie që nuk do të harrohet kurrë. /Demokracia.com