Oleksandr Usyk ka arritur me sukses ta mbroj titullin e kampionit të botës për peshat e rënda në Boks.
Ai të shtunën mbrëma ka mposhtur për herë të dytë Anthony Joshuan pas 12 raundeve me vendim të ndarë të gjyqtarëve.
Pas fitores ndaj Joshuas, ukrainasi i ka kërkuar duel bokserit tjetër britanik, Tyson Fury.
“Jam i sigurt që Tyson Fury nuk është pensionuar ende, jam i bindur se ai dëshiron të luftojë me mua, unë dua ta luftoj atë dhe nëse nuk jam duke luftuar Tyson Fury nuk do të luftoj. Vetëm Zoti e di nëse do ta bëj apo jo”, tha ndër të tjerash Usyk.
Fury i ka kthyer përgjegjje kërkesës së Usyk për një përballje.
Ai ka thënë se është i interesuar të rikthehet nga pensionimi dhe të përballet me Usyk.