spot_img

Zbulohen motivet që e shtynë 58-vjeçarin ta vrasë fqinjen 17-vjeçare dhe veten

spot_img

Pasditen e së shtunës, 17-vjeçarja A.R. dhe 58-vjeçari R.B. u gjetën së bashku të vdekur pranë një revoleje dhe dy gëzhojave plumbash në një dhomë të shtëpisë së këtij të fundit në Vitomiricë të Pejës. 58-vjeçari dyshohet se e ekzekutoi fqinjen 17-vjeçare, e më pas e vrau edhe veten.

Sinjali mëson nga burime të sigurta se 58-vjeçari i cili kishte ardhur nga Gjermania, kohët e fundit nuk kshte raporte të mira me familjarët e tij atje për shkak të lidhjes me 17-vjeçaren.

Prokurori që po merret me këtë rast, Haxhi Sinanaj, ka thënë se dyshimet e para janë se tragjedia u shkaktua “për motive të ulëta, sigurisht”.

Siç tregon prokurori, 58-vjeçari dyshohet se e kishte qëlluar veten në kokë, pasi e kishte vrarë 17-vjeçaren, të cilën sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, e kishte marrë në shtëpinë e tij rreth orës 04:00 të mëngjesit.

“Dyshimet janë për vrasje dhe vetëvrasje pastaj. Ai dyshohet se e ka privuar nga jeta viktimën femër me revole, pastaj e ka goditë veten në kokë dhe të dytë kanë vdekë”, ka thënë Sinanaj për Gazetën Sinjali.

Trupat e pajetë i kishte gjetur një familjare e 17-vjeçares, ndërsa prokurori Sinanaj tregon se policët e kishin thyer dritaren për t’u futur në dhomën ku ishte kryer krimi.

“Aty i ka gjetë një familjare. Ajo e ka lajmëru Policinë. Ka shku Policia pastaj, është thy dritarja, kanë hy dhe i kanë pa që kanë qenë në pozitat çfare nuk mundemi me tregu tash se jemi veç në hetime, duke e pritur rezultatin e autopsisë dhe ekzaminimin e armës dhe gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, tha Sinanaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi dje konfirmoi se dyshimet preliminare janë se “njëra viktimë fillimisht është privuar nga jeta e më pas dyshohet që një prej tyre ka bërë vetëvrasje”.

Nikçi tha se janë duke e hetuar rastin, ndërsa po presin raportin e ekzaminimit të armës e gëzhojave dhe raportin e autopsisë, për t’i kuptuar rrethanat e tragjedisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img